Kosova nesër do të zhvilloj ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
“Dardanët”, të cilët janë në kërkim të fitores së parë në këtë cikël, do të përballen me Bjellorusinë.
Trajneri i Kombëtares, Alain Giresse, ka mbajtur konferencë për media para kësaj ndeshje të rëndësishme.
Giresse ka theksuar se ka qenë i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, pavarësisht rezultatin.
“Nesër do ta luajmë pjesën e dytë e asaj që e kemi filluar në Prishtinë. Kemi ardhur këtu për të marr rezultatin më të mirë të mundshëm. Nuk do të dëshiroja të kthehesha te takimet e fundit, por duhet ta keni parë edhe ju që ajo që na ka munguar janë golat. Sidomos në ndeshjen e fundit, kemi luajtur një ndeshje mjaft të mirë, por nuk kemi arritur të shënojmë golin. Ne e kemi të qartë se cila do të ishte 11-shja ideale për Kosovën, por në çdo rast duhet të përshtatemi me rrethanat. Në bazë të kësaj do bëjmë edhe ndryshime në ekip, siç janë lëndimet, që po përballemi çdo herë”, tha ai.
Ai ka folur edhe për Milot Rashicën.
“Sa i përket Milotit ende nuk e dimë a do të jetë gati. Ne ende nuk e dimë se a do të jetë në gjendje të stërvitet nga kjo do ta shohim nëse do të mund të luaj. Kurse, Kryeziu nuk ka qenë gati por tani do të jetë”.
Kosova dhe Bjellorusia janë në grupin I, të cilin e kryeson Zvicra, i ndjekur nga Rumania, Izraeli është i treti, kurse “Dardanët” renditen të katërtit.
Ndeshja do të zhvillohet në Szusza Ferenc Stadion në Budapest, me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...