Deputetja ukrainase: Katër mijë miliardë dollarë nevojiten për rindërtimin e Ukrainës

17:20 | 18 Qershor 2023
E.H

Mbretëria e Bashkuar do të jetë nikoqir i “Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës” të mërkurën për të diskutuar se si të rindërtohet vendi pas pushtimit shkatërrues të Rusisë.

Dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak është vendosur t’u bëjë thirrje investitorëve dhe drejtuesve të biznesit që “të shfrytëzojnë me shpejtësi inovacionin dhe kreativitetin” për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

E duke folur të dielën në Sky News, deputetja ukrainase Lesia Vasylenko tha se vendi i saj është një “zonë lufte” për momentin.

“Miliona fëmijë janë ndarë nga baballarët e tyre, të cilët ose janë duke luftuar në vijën e parë të frontit ose janë jashtë në vende si Britania e Madhe duke kërkuar strehim, ndërsa baballarët e tyre mbeten gati për betejë në Ukrainë”.

Ndërsa për koston financiare për rindërtimin e Ukrainës, ajo tha se do të nevojiten katër mijë miliardë dollarë.

“Por sigurisht, luftimet vazhdojnë, bombardimet vazhdojnë, çdo ditë dhe natë,… dhe e gjithë kjo shkakton kërdi, shkakton shkatërrim masiv të infrastrukturës kritike të nevojshme për funksionimin e vendit, të nevojshme për komunitetet për të jetuar”.

Sipas saj, praktikisht, rrugët janë “sfida më e madhe” në mënyrë që komunitetet të mund të funksionojnë, por shkollat dhe spitalet gjithashtu kanë nevojë për rindërtim.

Ajo tha se kundërofensiva që është duke u zhvilluar është “intensive”, duke thënë se sa herë që forcat ukrainase fitojnë terren, Rusia lëshon raketa në qytete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme