Google ADS

Arrestohet shoferi nga Shkupi për aksidentin në Lepenc

14:31 | 18 Qershor 2023
Emir Abduramani

Minsitria e Punëve të Brendhsme të Maqedonsië së Veriut ka bërë të ditur se është arrestuar një shofet nga Shkupi, i cili dyshohet se është përfshirë në aksidentin e së shtunës.

Si pasojë e këtij aksidenti ende rezultojnë të zhdukur 3 shtetas të Kosovës, të cilët me veturë ranë në lumin Lepenc.

Siç theksohet në njoftim, 64-vjecari me urdhër të prokurorit i “hiqet liria dhe ndalohet për veprime të mëtejshme”

“Me datë 17.06.2023 rreth orës 15:20 është raportuar se në rrugën Shkup – VK Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku, me të cilin janë përfshirë automjeti i pasagjerëve ‘Volkswagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc. Në mjetin tip BMW, sipas kallëzimit, përveç drejtuesit të mjetit ndodheshin edhe tre pasagjerë M.P (48), Sh.P (21) dhe një i mitur 16-vjeçar. Pas aksidentit, pasagjeri Sh.P është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në spitalin ‘8 Shtatori’, ku mjeku i ka konstatuar lëndime trupore, ndërsa tre personat e tjerë janë në kërkim nga ekipet e Departamentit të Operacioneve Speciale të Policisë. Prokurori publik dhe ekipi nga SPB Shkup kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik drejtuesi i mjetit ‘Volkswagen Touran’ B.B hiqet liria dhe ndalohet për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, nga Prokuroria Themelore Publike kanë theksuar se dyshohet deri te aksidenti ka ardhur kur vetura e tipit me targa të Maqedonisë së Veriut ka tejkaluar një kolonë veturash.

“Në momentin kur ka arritur paralelisht te vetura me targa të Kosovës “BMW”, e cila ka lëvizur në të njëjtën kolonë, dy veturat janë afruar dhe janë përplasur njëra me tjetrën, pas së cilës vetura me targa të Kosovës me katër udhëtarë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenc”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme