Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë. Kështu është shprehur presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa gjatë takimit me liderin rus, Vladimir Putin. Komentet e Ramaphosa erdhën teksa ai takoi Putin në Shën Petersburg të shtunën, si pjesë e një misioni paqeje me gjashtë vende të tjera afrikane.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i tha delegacionit të premten se ai nuk do të hynte në bisedime me Rusinë derisa ata të largoheshin nga toka ukrainase. Putin pretendon se Ukraina ka refuzuar bisedimet. Ramaphosa gjithashtu bëri thirrje që të dyja palët të kthejnë robërit e tyre të luftës.
Delegacioni afrikan, i përbërë nga përfaqësues nga Afrika e Jugut, Egjipti, Senegali, Kongo-Brazzavili, Komoret, Zambia dhe Uganda është krijuar posaçërisht për ekuilibrin, me anëtarë nga pjesë të ndryshme të Afrikës me pikëpamje të ndryshme për konfliktin.
Afrika e Jugut dhe Uganda shihen si të prirura drejt Rusisë, ndërsa Zambia dhe Komoret janë më afër Perëndimit. Egjipti, Senegali dhe Kongo-Brazzaville kanë mbetur kryesisht neutrale. Vendet afrikane e kanë parë kryesisht konfliktin një konfrontim midis Rusisë dhe Perëndimit./abcnews.al
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha