Google ADS

Shqipëria kërkon ta rikthej Taulant Xhakën në kombëtare

20:50 | 17 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Në nëntor 2021, Taulant Xhaka i dha fund karrierës së tij në kombëtare.

Por, Federata shqiptare tani dëshiron ta bindë atë të rikthehet në misionin për kualifikim në Kampionatin Evropian.

“Para së gjithash, është një nder për mua të jem këtu si trajner i Shqipërisë”, tha Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur për të gjithë si Sylvinho, teksa debutoi si trajner i kombëtares shqiptare të futbollit në mars.

Ish-profesionistit të FC Barcelona dhe Manchester City i është dhënë detyra për të udhëhequr Shqipërinë në një turne madhor për herë të tretë në histori, pas viteve 1964 dhe 2016.

Dhe ai kërkon që në të ardhmen Taulant Xhaka do të ndihmojë sërish për realizimin objektivave.

Sipas informacioneve të 4-4-2.ch , brenda federatës është rritur bindja se Xhaka ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në të kaluarën dhe se do të përdorte përvojën e tij për të bërë hapin e madh drejt Kampionatit Evropian.

Në FSHF tashmë është shpallur prioritet kryesor: vetë kryetari i shoqatës Armand Duka po punon për rikthimin e Xhakës./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme