Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot për një bashkëbisedim një grup studentësh nga Universiteti i Amsterdamit nga 14 shtete të botës, të cilët janë duke e zhvilluar një vizitë studimore në Kosovë.
Kurti i falënderoi studentët për vizitën studimore që po ia bëjnë Kosovës dhe interesimit që kanë shfaqur për vendin tonë. Duke folur për qeverisjen e gjertanishme, ai tha se këto dy vite kanë qenë dy vite të rritjes dhe luftës kundër korrupsionit.
Siç njofton ZKM, gjatë bashkëbisedimit u piketuan përmirësimet e dukshme në luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit, lirive civile dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë.
Kryeministri vuri në pah se të gjitha këto progrese janë të evidentuara nga raportet ndërkombëtare të Transparency International, World Justice Project, Freedom House e Reporterëve pa Kufij.
Njëkohësisht, kryeministri përmendi edhe progresin ekonomik gjatë qeverisjes së deritanishme, duke shtuar se të hyrat tatimore janë rritur për 2/3 dhe investimet e huaja janë dyfishuar.
Kryeministri veçoi se në buxhetin e këtij vitit vëmendje e veçantë i është dhënë katër fushave: Shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe mbrojtjes.
Ndër të tjera, kryeministri Kurti para studentëve, një grup prej mbi 25 persona, foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, me theks te situata në katër komunat në veri të vendit dhe për raportet me Serbinë, agresionin e ditës së mërkurë me rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe për Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e saj.
Ai gjithashtu iu është përgjigjur pyetjeve dhe kureshtjes së studentëve.
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...