Google ADS

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet një person

17:32 | 17 Qershor 2023
Diellza Gashi

Aksidentalet një veturë dhe një motoçikletë në Prishtinë.

Rastin ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, në mes të një automjeti dhe një motoçiklete, ku si pasojë ngasësi i kësaj të fundit ka pësuar lëndime trupore.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00 ne rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person(ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, u shpreh Ahmeti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme