Një panda dinake besohet se e ka shtirur shtatzëninë e saj në mënyrë që të marrë trajtim të veçantë në një kopsht zoologjik në Tajvan.
Ekspertët thonë se e panë pandën Yuan Yuan dhe vërejtën se sjellja e saj ishte e njëjtë me sjelljen që e kishte shfaqur gjatë shtatzënisë së kaluar prandaj kishin dhe besuar se ishte shtatzënë.-transmeton arbresh.info
Si rezultat atë e kishin dërguar në një dhomë vetëm për vete me kondicioner dhe kujdes të shtuar.
Yuan Tuan e cila jeton në kopshtin zoologjik në Taipei u fertilizua artificialisht në mars. Ajo nisi të shfaqë shenja se ishte shtatzënë në qershor përfshirë edhe uljen e apetitit.
Ekspertët besojnë se ajo e ka kuptuar ndryshimin në trajtim gjatë kohës sa kishte qenë shtatzënë dhe prandaj ka shfaqur ndryshime të njëjta të sjelljes./arbresh.info
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...