Google ADS

80 vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Nder e krenari për veprën që le

13:13 | 17 Qershor 2023
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar 80 vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit.

Kurti tha se edhe pse ai nuk është fizikisht me ne, jemi krenarë për veprën që e la pas.

“Në 80 vjetorin e lindjes së tij, jemi përplot pikëllim e trishtim për profesor Ukshin Hotin që s’e kemi fizikisht mes nesh. Por jemi edhe përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la. Dhe, jemi edhe përplot përgjegjësi e obligim që ta rilexojmë dhe ndjekim atë vepër, për jetën tonë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme