Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon sonte ndeshjen e dytë kualifikuese për ‘Euro 2024’.
Ëndrra e madhe, kalon nga Moldavia e vogël, por vetëm në ‘dukje’, me ndeshjen që fillon në ora 20:45.
Këtë të shtunë kombëtarja shqiptare, zbret në “Air Albania” përballë Moldavisë në të parën e dy ndeshjeve ku ka detyrim marrjen e tre pikëve, për të vazhduar si duhet misionin madhor për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.
Shqipërisë së Sylvinhos pas humbjes me Poloninë i duhet fitorja në shtëpi përballë Moldavisë, mision aspak i lehtë, mjafton të kujtosh se ishin moldavët ata që ndalën në barazim Çekinë kryesuese të grupit.
Ky pritet të jetë formacioni i trajnerit Syvinho: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Ramadani, Asani, Bare, Uzuni, Bajrami, Cikalleshi./lajminet
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...