Kryetari i Kukësit, Safet Gjici, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit.
Kjo pas publikimit të videos skandaloze ku Gjici shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në brendi të zyrës së tij të kryetarit.
Në Facebook ku edhe ka njoftuar dorëheqjen, Gjici ka shkruar se ai ka rënë në kurth nga kundërshtarët e opozitës.
Ai njoftoi se me vajzën që shihet në video ka kohë që ka marrëdhënie intime.
“Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth”, ka shkruar Gjici.
Tutje, ai ka shkruar se e ka tradhtuar besimin e qytetarëve të Kukësit.
“Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë”, tha ai.
“Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, ka përfunduar postimin Gjici./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...