Oficerët e doganës gjatë kontrollimit të maunave kanë hasur në pesë persona të fshehur brenda një kamioni që transportonte mallra.
Përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, thuhet se sipas deklaratave të personave te gjithë refugjatët janë nga Siria, dhe në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar tek Policia e Kosovës.
“Emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar tek Policia e Kosovës. Vlen të theksohet se kamioni përmbante dërgesë e cila vinte nga Turqia”, thuhet në njoftimin për media nga Dogana.
Dogana e Kosovës bënë me dije në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?