Shumë futbollistë europian destinacionin e tyre të radhës e kanë Arabinë Saudite, kjo për shkak të rrogave tejet të larta që po japin klubet atje.
Sulmuesi i Kombëtares së Spanjës, Alvaro Morata ka pranuar një ofertë nga skuadra e Al-Taawon.
Siç raporton Marca, kjo skuadër ka bërë një ofertë prej 50 milionë euro për sezon për lojtarin spanjoll.
30-vjeçari gjatë këtij sezoni në La Liga, ka zhvilluar 36 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka bërë dy asiste.
Kujtojmë që Morata ka kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2024, kurse vlera e tij momentale në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 20 milionë euro./Lajmi.net/
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese