Në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti është duke raportuar për rrëmbimin e tre policëve kosovarë nga xhandarmëria e Serbinë, si dhe ka kërkuar përgjegjësi nga KFOR-i.
Kurti në foltore ka thënë se KFOR-i nuk duhet të heshtë ndaj hyrjes në territor të Kosovës, nga ushtria speciale e Serbisë.
Po ashtu, sipas Kurtit, me hyrjen e ushtrisë së Serbisë në Kosovë, është shkelur marrëveshja e Kumanovës.
Kurti ka thënë se pret nga ta që ta urdhërojnë Serbinë që menjëherë t’i lirojnë policët e Kosovëës, teksa e ka përmendur edhe një marrëveshja të ish-presidentit Hashim Thaçi me KFOR-in për të mos dërguar ushtrinnë e Kosovës në kufi.
“Mbrojtja e vijës kufitare në pjesën kufitare, është përgjegjësi e KFOR-it dhe Policisë. Në raste kur agresioni është i përmasave ushtarake, përgjegjësia do duhej të ishte e KFOR-it. Kjo ndër të tjera për shkak të mandatit të NATO-s dhe përgjegjësie kur është dakorduar me Thaçin, duke parandaluar shkuarjen e ushtrisë në kufi”, tha Kurti.
“Jemi në pritje nga KFOR-i, që ta marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e mbrojtëses, duke e urdhëruar Serbinë që t’i kthej në Kosovë policët e kidnapuar dhe ta ndëshkojë shkeljen flagrante të sovranitetit tonë por edhe të marrëveshjes së Kumanovës, dje është shkelur marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999. KFOR-i nuk duhet të jetë i heshtur e as i përulur ndaj një sulmi kidnapues që e kishte mandat ta parandalonte, nëse KFOR-i e shndërron këtë heshtje në normë, dhe njëfarë nënshtrimi të heshtur, në ligj që dihet publikisht, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur dhe ashtu do e mohoj një përgjegjësi ndërkombëtare”, tha Kurti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kurti: Serbia dërgoi njësitet elitare për të arrestuar policët tanë që luftonin kontrabandën
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...