Google ADS

Kurti: Serbia dërgoi njësitet elitare për të arrestuar policët tanë që luftonin kontrabandën

18:26 | 15 Qershor 2023
E.H

Kryeministri i vendit Albin Kurti është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës për rrëmbimin e tre policëve në veri nga forcat e Serbisë.

Ai tha se shteti nuk ka problem me qytetarët serbë, por me kriminelët që veprojnë në veri të Kosovës.

Duke folur për arrestimin e kreut të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, ia ka thënë se i njëjti ka organizuar sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.

Kurti kidnapimin e policëve e ka quajtur agresion nga Beogradi zyrtar.

Kryeministri tha se kidnapimin e policëve e bënë dy formacione ushtarake serbe, përfshirë edhe njësitit “Cobra”.

“Njësitet policore ne i kemi vendosur në 16 rrugë në veri për të parandaluar kontrabandën. Policët e arrestuar ishin të specializuar për të parandaluar kontrabandën, por Serbia i dërgoi njësitet më elitare për arrestimin e policëve”, deklaroi Kurti./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme