Sveçla: Ne arrestojmë kriminelët, Serbia rrëmben policët

17:10 | 15 Qershor 2023
E.H

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është duke arrestuar kriminelët serb, ndërsa sipas tij, Serbia është duke rrëmbyer policët kosovarë.

Me anë të një postimi në Twitter, Sveçla ka theksuar se Serbia ka rrëmbyer tre policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e shefit të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”.

“Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune. Ne arrestojmë kriminelët, ata rrëmbejnë policët. Llune është një autor sistematik i dhunës që do të përballet me drejtësinë. Të dhënat e tij tregojnë krime të kryera me urdhër nga Beogradi”, ka shkruar Sveçla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme