Elbasan Rashani lëndohet në prag të ndeshjes me Rumaninë, largohet nga grumbullimi

16:33 | 15 Qershor 2023
E.H

Mesfushori sulmues i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka pësuar një lëndim, për shkak të të cilit nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë për Euro 2024.

Pas lëndimit Rashani iu ka nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme mjekësore nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Pasi u vlerësua ndjeshmëria e lëndimit, u vendos që lojtari të lirohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë procedurat e rikuperimit.

Stafi i Kombëtares i uron Elbasanit rikthim sa më shpejt në fushën e gjelbër dhe shpreson që ai do të jetë i gatshëm e në formë për ndeshjet e shtatorit.

Të ngjashme