Haradinaj pret në takim ambasadorin francez, flasin për nevojën e deeskalimit të situatës në veri

16:31 | 15 Qershor 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin francez, Olivier Guérot me të cilin kanë ndarë shqetësimin e përbashkët për situatën e krijuar në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se kanë biseduar për nevojën për deeskalim të situatës dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përcjell Arbresh.info.

“Franca gjithnjë ka pasur një rol të rëndësishem në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sikundër që e ka edhe në situatën aktuale”, ka shkruar i pari i AAK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme