Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot takim pune me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.
Haradinaj e ka falënderuar Rohden për mbështetjen e vazhdueshme gjermane, teksa kanë diskutuar edhe për hapat e mëtejmë për mundësite e deeskalimit të situatës.
”Një takim i mirë pune sot me ambasadorin gjerman, z. Jörn Rohde”.
”Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë”.
I pari i AAK-së tha se kanë bideduar për mundësitë e daljes nga kjo gjendje që po kalon Kosova tani.
”Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...