Google ADS

Bebe Rexha dhe Ava Max, tjetër sukses botëror

13:23 | 15 Qershor 2023
K.B

Revista e famshme “Rolling Stone” ka publikuar së fundmi listën me albumet më të mira ndërkombëtare deri tani.

Pjesë e listës janë edhe dy albumet e publikuara nga dy këngëtaret shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Rexha ka publikuar në maj albumin e vetë titulluar “Bebe”, ndërsa Ava Max, albumin e dytë në karrierë të titulluar “Diamonds and Dancefloors”.

Krahas listimit, revista ka dhënë edhe një përshkrim të specifikave të albumeve përkatëse.

“’Diamonds and Dancefloors’ shërbyen si një moment katarsisi për Ava Max, e cila e kanalizoi thyerjen e zemrës së saj në këngë optimiste që synojnë “të bëjnë të qash dhe të kërcesh në të njëjtën kohë”. I udhëhequr nga kënga solo ‘Maybe You’re the Problem’, albumi është i mbushur me këngë pop, me një prekje nuancash disko të ndikuar nga stili evropiani muzikës”, ka shkruar Revista Rolling Stone.

Ndërkohë, fjalë të mira u shquan edhe për albumin “Bebe” të Bebe Rexhës, i cili tashmë ka tejkaluar shifrën e një miliard dëgjimeve në Spotify.

” ‘Bebe’ është një kontrast i fortë nga energjia e errët e muzikës së saj të mëparshme dhe ajo shkëlqen përmes këtij optimizmi. Megjithëse albumi përmban hitin e saj të mrekullueshëm ‘I’m Good (Blue)’ me David Guetta-n, si dhe këngët shumë të pëlqyera ‘I’m Not High, I’m In Love’ dhe ‘Seasons’ me legjendën e muzikës country, Dolly Parton”, shkruan Rolling Stone.

Kujtojmë nga shqiptaret me famë botërore që pritet që të nxjerrë album është Rita Ora, e cila ka planifikuar që të nxjerr në shitje albumin e ri “You and I” muajin tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme