Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i pakënaqur me presionin që po bëhet ndaj kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Në konferencën për medie pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurti nënvizoi largimin nga gara të kandidatit serb për Leposaviq, Aleksandar Jabllanoviq, duke thënë se ai do e mbronte njëjtë edhe Jabllanoviqin po të zgjidhej kryetar.
“Nuk kemi ne faj pse Beogradi e kërcënon Aleksandër Jabllanoviqin dhe i bën oferta dhe ai dorëhiqet dy ditë para zgjedhjeve, andaj nuk mund më pas të sulmohet Lulzim Hetemi, vëllai i dëshmores së kombit, Fatime Hetemi. Ne ishim të sigurt se Jabllanoviqi do të ishte kryetar dhe ne e kemi pranuar atë, po të ishte Jabllanoviqi kryetar komune unë njësoj do ta mbroja ushtrimin e detyrës së tij”, deklaroi Kurti.
Ai tregoi edhe për publikimin e 33 emrave të të dyshuarve për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it më 29 maj, për të cilët tha se i publikoi për të treguar se janë ata që po bëjnë krim në veri, e jo gjithë qytetarët serbë.
“Komuniteti serb asnjëherë nuk duhet të barazohet me këto struktura kriminale atje, sepse edhe ata vetë janë në hall me ta I kam zbuluar emrat për të treguar se krimi ka emra dhe mbiemra të veçantë, e jo të komunitetit. Për ofertat për t’u dorëhequr Jabllanoviqi, nuk mund të shkarkohet gjithë ky presion publik ndaj Lulzim Hetemit, të cilin as vetë s’e mendonim që do jetë kryetar”, ka thënë Kurti./Arbresh.info
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...