Google ADS

Sveçla: Akt kriminal, është bërë në shenjë hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune

09:31 | 15 Qershor 2023
A Z

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, ka bërë thirrje urgjente për lirimin e tre zyrtarëve policorë që u kidnapuan dje brenda territorit të Kosovës.

“Për ne dhe për të gjithë boten demokratike ky është një incident i rëndë dhe ky akt kriminal duhet të dënohet nga faktori ndërkombëtar sepse është një akt i rëndë dhe kërcenim për demokracinë. Ne qëndrojmë me policët dhe familjet e tyre. Ne nuk ndalemi dhe nuk zmbrapsemi për mbrojtjen e shtetësisë dhe kushtetutshmërisë. Jemi në të drejtën tonë dhe do veprojmë sipas ligjit. Secili që shkel ligjin, do përballet me pasoja. Asnjë nga këta kriminel nuk është më i fuqishëm se shteti dhe ligji. Jemi republikë sovrane dhe qytetarët nuk do të lejohen të shkelen”, tha ai.

“Është e qartë se ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune”, tha sevçla./Arbresh.indo/

 

 

/Arbresh.info/

 

Të ngjashme