Natasha Kandiq kërkon lirimin e policëve të kidnapuar

07:33 | 15 Qershor 2023
K.B

Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Në një shkrim në Twitter, Kandiq ka shkruar se Serbia duhet t’i khejë policët kosovarë në Kosovë.

Tutje, ajo ka përmendur edhe tre vëllezërit Bytyqi, ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët u kidnapuan teksa kalonin përmes Serbisë, dhe më pastaj u vranë nga Policia e Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovës.

“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë.” – ka shkruar Kandiq në Twitter.

lexo edhe:

Policia jep detaje se në çfarë rrethana u kidnapuan zyrtarët kufitarë, flet për persona të maskuar dhe armatosur

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme