Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) për t’ia pezulluar licencën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK.
Deliu Kodra, iu drejtua kryeministrit, Albin Kurti duke i thënë që t’i mbajë duart larg nga mediat.
“I nderuar Kryeministër, Faleminderit që ia hoqët licencën Klan Kosovës. Kush ka nevojë për një televizion të paanshëm, me lajme kredibile dhe informuese?”, shkruan deputetja në Facebook.
Tutje ajo vazhdon me ironi duke thën ëqë shoqëria kosovare nuk ka nevojë për një medium i cili i bashkon dhe i informon qytetarët për gjithçka të rëndësishme në këtë vend – e posaçërisht për Qeverinë.
“Jo – le t’i mbajmë të gjithë qytetarët në errësirë, posaçërisht për zhvillimet e fundit dhe fatin e Kosovës.”, tha ajo.
Postimi i plotë:
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit