Kombëtarja e Kosovës U19 e ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore kundër Shqipërisë U19 në stadiumin “Kukës Arena”.
Kjo njëherësh ishte ndeshja e parë e Dardanëve U19 nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Adil Maliqi.
Të dyja ekipet shfaqën lojë shumë të mirë e me shumë raste, por që në fund fitores iu gëzuan kuqezinjtë, me rezultat 1:0, me golin e shënuar në minutën e 93-të.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ku të dyja ekipet patën disa mundësi shënimi, por që nuk u treguan efikase në finalizim të aksioneve.
Në pjesën e dytë trajnerët e të dyja ekipeve u dhanë rastin për lojë të gjithë futbollistëve që kishin në dispozicion, por ritmi i lojës sërish ishte i mirë.
Dardanët në këtë periudhë loje patën disa tentime për të gjetur rrugën e golit, por nuk kishin fat.
Kur po mendohej se kjo miqësore do të mbyllej baras, Shqipëria arriti të gjejë golin e fitores në minutën e 93-të, kur Adi Kurti përfitoi nga grushtimi i topit nga portieri dhe me gjuajtje të saktë tundi rrjetën e portës së Dardanëve.
Miqësorja e dytë Shqipëri-Kosovë, zhvillohet më 16 qershor, në stadiumin “Kukës Arena” në orën 10:30./Arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...