Faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook ka publikuar një video në të cilën shihet momenti i sulmit fizik të tre të rinjve shqiptarë nga disa pjesëtarë të bandave kriminale serbe që veprojnë në veri të Mitrovicës, saktësisht tek sheshi Car Llazar, apo rruga Kral Petra.
Në këtë video shfaqet edhe momenti i arrestimit të Millun Millenkoviqit që ndodhi, i cili dyshohet për organizimin e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës dy javë më parë në Zveçan.
“Prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-in, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ u arrestua dje nga Policia e Kosovës”, thuhet në statusin e LVV-së.
Po ashtu kjo parti citon edhe deklaratën publike të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, theksoi se ‘koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset’ ”, thuhet tutje në status./Arbresh.info
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...