Google ADS

Perez i thotë jo Juves për Vasquez-in

09:57 | 14 Qershor 2023
K.B

Florentino Perez raportohet se nuk dëshiron ta shesë Vasquez-in te klubi italian, Juventus.

Sipas medieve italiane, kreu i ‘Los Blancos’, Florentino Perez do të refuzojë çdo ofertë nga Juventus për anësorin e gjithanshëm Lucas Vasquez.

‘Zonja e Vjetër’ synon që gjatë afatit kalimtar të kësaj verë, të transferojë Vasquez-in, kontrata e të cilit me madrilenët skadon verën që vjen, megjithatë, Perez thuhet se nuk dëshiron të heq dorë nga ylli i tyre.

Vasuqez nga trajneri Carlo Ancelotti shihet lojtar i rëndësishëm për skuadrën e tij në edicionin e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme