Nëntë nxënës kanë mbetur të lënduar pasi që fugoni me të cilin ata udhëtonin është aksidentuar në fshatin Kliqinë të Pejës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, shoferi i fugonit që po i transportonte nxënësit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Të lënduarit u janë ofruar tretmanë mjekësore në Spitalin e Pejës e më pas janë liruar për në shtëpi.
“Fsh. Kliqinë, Pejë 13.06.2023 – 12:20. Ka ndodhur aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet (furgon) me targa vendore i cili ka qenë duke bërë transportin e nxënësve, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar nëntë nxënës të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Pejës e më pas janë liruar për në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...