Hailey Bieber i ka bërë të qarta qëllimet e saj.
Gati tre muaj pasi ajo dhe Selena Gomez u dhanë fund publikisht thashethemeve për mosmarrëveshje, modelja ka vazhduar të tregojë shenja delikate mbështetjeje, duke pëlqyer një postim në Instagram të 11 qershorit të shpërndarë nga këngëtarja.
Modelja, e cila është e martuar me ish-in e Selenës, Justin Bieber, postoi gjithashtu një mesazh duke adresuar gjuhën e urrejtjes në Instagram vetëm një ditë më vonë.
“Nëse po lini komente të këqija ose të vrazhda në emrin tim në postimet e dikujt tjetër, dijeni se nuk i dua, nuk i mbështes dhe nuk do i fal ndonjëherë komente me urrejtje, keqdashëse ose të neveritshme,” shkroi ajo. “Nëse e bën këtë nuk po më mbështet mua”.
Në fund të marsit, Selena ndau një mesazh për gjuhën e urrejtjes së fansave të saj ndaj Hailey. “Kjo nuk është ajo që unë mbështes,” shkroi Selena në Instagram Stories në atë kohë. “Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet.”
Sa i përket Hailey-t, ajo ndau një status mirënjohjeje për këngëtaren e po atë ditë. “Dua të falënderoj Selenën që foli, pasi ajo dhe unë kemi diskutuar javët e fundit se si të kalojmë këtë narrativë të vazhdueshëm mes saj dhe meje”, thuhej në mesazhin e Hailey të shpërndarë në Instagram Stories
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...