Sulmuesi i Onixit, Fatjon Bunjaku, ka nënshkruar për Lirinë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Prizreni.
“Bunjaku vishet bardhezi. Lojtari këmbëshpejtë, Fatjon Bunjaku, ka nënshkruar për Lirinë, në orët e mbrëmjes, të martën”, thuhet në njoftim.
Sulmuesi ka thënë se ndihet i lumtur për lëvizjen.
“Jam i lumtur për marrëveshjen. Shpresoj që bashkë të ecim drejt sukseseve. Për Lirinë, refuzova shumë skuadra, ngase këtu e duan dhe ndjejnë futbollin”, ka thënë ai pas nënshkrimit.
Bunjaku ka shënuar 14 gola në edicionin e kaluar./Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit