Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan udhërrëfyesin për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llloyd Austin dhe Ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska nënshkruan të hënën në Pentagon dokumentin e njohur si udhërrëfyes që do të thellojë bashkëpunimin në dhjetë vitet e ardhshme në fushën e mbrojtjes dhe të ushtrive.
Sekretari Austin e quajti vendin e vogël ballkanik “një mik të madh të Shteteve të Bashkuara”, ndërsa tha se interesat dhe vlerat e përbashkëta “na shtyjnë të ndjekim një Evropë të lirë, të plotë dhe në paqe”.
“Jam krenar që po nënshkruajmë udhërrëfyesin midis SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut. Ky udhërrëfyes shtron rrugën e bashkëpunimit për modernizimin dhe përqendrohet tek bashkëpunimi në fushën e sigurisë për t’u përballur me kërcënimet e sotme globale”, u shpreh zoti Austin.
Ministrja maqedonase theksoi se vendi i saj qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara në ballafaqimin me sfidat e përbashkëta të sigurisë.
“Vitin e Kaluar, Shtetet e Bashkuara na dhanë mbështetje të jashtëzakonshme dhe që nuk ishte vetëm financiare. Shkëmbyem njohuri dhe përvoja; realizuam stërvitje të përbashkëta dhe jemi krenarë që bashkërisht kontribuojmë për sigurinë e NATO-s në rajon”, tha Ministrja Petrovska.
Sekretari Austin dhe ministrja Petrovska kanë diskutuar mbi gjendjen në Ukrainë dhe agresinin rus; për bashkëpunimin dhe rolin e Maqedojnisë së Veriut në Aleancën Veriatlantike të NATO-s dhe për sfida të tjera.
Lidhur me agresionin rus kundër Ukrainës, Sekretari Austin ka theksuar mirënjohjet për punën dhe mbështetjen e Maqedonisë së Veriut ndaj popullit të Ukrainës “në këtë kohë të nevojshme”.
Sekretari amerikan, sipas një njoftimit të Pentagonit, bëri të ditur se do të vazhdojë të diskutojë mbi përparësitë e përbashkëta midis SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut gjatë takimit të nivelit të lartë që pritet të mbahet në muajin korrik në Vilnus të Lituanisë.
Maqedonia e Veriut i ka dërguar Ukrainës një numër tankesh të prodhuara gjatë periudhës sovjetike dhe pajisje të tjera ushtarake.
Ambasadori i Shqipërisë kërkon bashkërendim në dialogun Koso...
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...