Këtë e ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe si uverturë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, ka thënë Kryeziu.
Mbledhja e përbashkët është paraparë të mbahet të mërkurën në Gjakovë, ndërsa që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar një konferencë për media për këtë mbledhje.