Brazili do të luajë miqësore me Spanjën në mbështetje të Vinicius Jr

19:50 | 13 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Brazili do të luajë kundër Spanjës në një miqësore në mars të vitit të ardhshëm, si pjesë e një fushate kundër racizmit në mbështetje të Vinicius Jr.

Ndeshja do të luhet në Bernabeu – shtëpia e klubit të anësorit brazilian, Vinicius, Real Madrid.

Vinicius ishte shënjestër e abuzimeve raciste disa herë në Spanjë ndërsa luante për Realin në sezonin e kaluar.

“Nuk ka vend për fyerje raciste në futbollin tonë”, tha presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Rubiales dhe homologu i tij i FA braziliane (CBF) Ednaldo Rodrigues nisën fushatën e tyre kundër racizmit nën sloganin “Një lëkurë”.

“Është e rëndësishme të kuptohet se duhet të zbatohen ndëshkime më të rënda në rastet e racizmit nga autoritetet e futbollit”, tha Rodrigues.

Brazili luan me Guinenë në Barcelonë të shtunën dhe Senegalin në Lisbonë tre ditë më vonë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme