Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjatë takimit me kryetarit e Kuvendit të Izraelit kanë diskutuar për tri çështje, ku njëra ndër to ka qenë edhe heqja e vizave ndërmjet dy vendeve.
Ai ka thënë se bashkë me deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës si Grup i Miqësisë Kosovë-Izrael, kanë takaur edhe anëtarët e grupit homolog si ata të Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje dhe shumë deputetë të tjerë.
“Në takimin me Kryetarin e Kuvendit të Izraelit (Knesset) shtruam këto çështje për diskutim: heqjen e regjimit të vizave mes dy vendeve në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të udhëtojnë lirshëm, e cila gjë u mirëprit jashtëzakonisht mirë; kërkuam që sa më parë të hapet ambasada izraelite në Prishtinë;propozuam nënshkrimin e disa marrëveshjeve ekonomike për të nxitur bashkëpunimin tregtar dhe investimet mes dy vendeve tona, siç janë: marrëveshja për mbrojtjen e investimeve, marrëveshja për tregti të lirë dhe marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë mes dy vendeve;marrëveshja për bashkëpunim mes dy parlamenteve”, ka shkruar Hoti.
Ai ka bërë të ditur se Kryetarit të Kuvendit të Izraelit (Knesset) i dorëzuam ftesën për vizitë në Prishtinë, e cila duhet të ndodh në muajin tetor.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...