Debatik Curri emërohet kryetrajner i Prishtinës

15:18 | 13 Qershor 2023
Diellza Gashi

Klubi më i trofeshëm nga Kosova, Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Debatik Currit si trajner i ri.

Prishtina mbylli sezonin 2022/23 duke fituar Kupën e Kosovës dhe kjo erdhi edhe falë punës së Currit, i cili erdhi si pasues i Ismet Munishit të shkarkuar.

Curri ishte ndihmës trajner dhe erdhi si trajner i përkohshëm, por puna dhe suksesi brenda pak muajve ka bindur drejtuesit e klubit kryeqytetas, telegrafi.

Gjatw ditës sw sotme, Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Currit si trajner të skuadrës.

Të ngjashme