Google ADS

Jonida Maliqi vë në pah linjat trupore nga pushimet në Turqi

14:35 | 13 Qershor 2023
E.H

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi është duke i shijuar pushimet në Turqi.

Artisja ka ndarë disa imazhe të reja për afro 600 mijë ndjekësit e saj në Instagram, shkruan Arbresh.info.

E veshur me rroba banje bukuroshja nuk ngurron të shfaqë trupin e saj të përkryer dhe seksi.

Pavarësisht viteve, krijuesja e hitit “Hije” duket në formë të mrekullueshme.

Të shumta kanë qenë edhe komplimentet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Maliqi përndryshe viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika dhe koncertet.

Të fundit këngë e ka lansuar rreth tre muaj më parë dhe quhet “Do apo nuk do”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme