Google ADS

Kurti mori pjesë në lansimin e projektit “Gender Equality Facility”, bëri thirrje për fuqizimin e grave dhe vajzave përbrenda familjes

13:10 | 13 Qershor 2023
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot mori pjesë në lansimin e projektit “Gender Equality Facility”, partneritet ndërmjet Bashkimit Evropian, UN Women, Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në kuadër të hapave të anëtarësimit në Bashkimi Evropian,  Kurti ritheksoi nevojën e përafrimit të mëtejmë të kornizës sonë ligjore me atë të Bashkimit Evropian, andaj pikërisht projekti “Gender Equality Facility” sipas tij është një hap i drejtë pasi ka për qëllim përafrimin e mëtejmë të politikave tona me direktivat e Bashkimi Evropian për barazi gjinore.

“Si Qeveri angazhohemi me punën tonë, që në shoqërinë tonë të gjithë t’i kemi edhe mundësitë e barabarta. Pra, jo vetëm të drejtat e barabarta por edhe mundësitë e barabarta”, deklaroi Kurti, duke potencuar se po ndërmarrim hapa konkret për një Kosovë sa më barazimtare mes grave dhe burrave.

Pasi që edukimi është fusha e cila mundëson fuqizimin e grave, si Qeveri kemi theksuar rëndësinë e bursave në kuadër të programit STEM, për të eleminuar një hendek social në tregun e punës.

Në anën tjetër, kryeministri tregoi se nga 37,350 vende pune të reja, 50.3% janë gra, e madje edhe nga programi “SuperPuna” më shumë se sa gjysma e atyre që kanë përfituar, po ashtu janë gra.

Programi “Qeveria për familje”, ka mundësuar që 603 janë gra të jenë përfituese, përderisa edhe janë mbështetur mbi 34,000 gra lehona, me ç’rast edhe 90 mijë gra kanë hapur llogari bankare për herë të parë.

Kësisoj, Kurti shpalosi faktin se brenda dy viteve të zbatimit, kemi arritur 18 nga 34 caqet e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore, përfshirë edhe miratimin e Koncept Dokumentit për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor.

Në fund, kryeministri bëri thirrje për fuqizimin e grave dhe vajzave përbrenda familjes, derisa qeverisja jonë mbetet e përkushtuar për shtyerjen përpara të agjendës për barazi gjinore në Republikën e Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme