Google ADS

Vitia: 90 për qind e qytetarëve janë furnizuar me barna esenciale

10:58 | 13 Qershor 2023
L G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka folur për zbatimin e planit strategjik të kësaj ministrie, hartimin e finalizimit të disa ligjeve, dhe projektligjet e miratuara.

Vitia tha se fokus i Ministrisë së Shëndetësisë vazhdon të jetë reflektimi për të krijuar shërbime sa më të mira shëndetësore.

Sipas të parit të Shëndetësisë, 90 për qind e njerëzve janë furnizuar me barna të listës esenciale, raporton Arbresh.info.

“Sipas raportimit të SHSKUK-se, 90% javëve të fundit janë furnizuar me barna të listës esenciale”, deklaroi ministri Vitia.

Listës së pritjes për shërbime shëndetësore, sipas tij, i është nevojitur kohë për ta marrë veten nga pandemia Covid -19.

Në QKUK në biopsi, sipas tij, shërbimet kryhen brenda një ore dhe nuk ka lista të pritjes për rastet akute.

“Vetëm në klinikën e Ortopedisë ka listë te pritjes deri në dy vite, për shkak të numrit të vogël të anesteziologëve”, tha Vitia.

Kurse në Radiologii ai tha se shërbimet kryhen brenda ditës.

Vitia tha se vetëm në Klinikën e Kardiologjisë lista është më e gjatë.

“Lista e pritjes në Kardiologji na shqetëson më shumë, jemi duku punuar për ta shtuar stafin mjekësor, brenda pesë muajve janë realizuar 1808 stentime, për pesë muaj janë realizuar intervenime sa për gjithë vitin e kaluar”, u shpreh ministri.

Ministri Vitia kërkoi mirëkuptim nga anëtarët e këtij komisionin, pasi tha se në orën 11:30 ka një takim shumë të rëndësishëm. Ai shtoi se është i gatshëm për një takim tjetër javën e ardhshme.

Kujtojmë se Vitia së bashku me Kryeministrin Albin Kurti gjatë ditës së djeshme në përurimin e rezonancës magnetike kanë premtuar investime të reja në shëndetësi dhe shkurtimin e listës së pritjes për pacientët për të marr shërbime mjekësore në QKUK./Arbresh.info/

Të ngjashme