Ekspertët: Kontrabandimi i mallrave po i shkakton dëme të mëdha Kosovës

08:43 | 13 Qershor 2023
L G

Luftimi i kontrabandës në komunat veriore mbetet sfidë për Policinë e Kosovës. Megjithatë ata ndërmarrin masa për të parandaluar këtë fenomen.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, për Radio Kosovën thotë se në Kosovë kontrabandimi më mallra nuk ka qenë vetëm njëpalësh, kontrabanda ka qenë multietnike.

Gërxhaliu thotë se duhet të ketë dialog tëmirëfilltë në mënyrë që të ketë sundim të rendit dhe ligjit.

“Sot konkurrenca vërtet është e cenuar në Kosovë. Në qoftë se u referohemi të dhënave të Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, shihet se kontrabanda në Kosovë është vërtet shqetësuese. Është koha për veprim, jo vetëm me hapa fizikë por duhet dialog dhe vetëdijesim”, ka thënë Gërxhaliu.

Ndërkaq eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi, për Radio Kosovën thotë se kontrabandimi i mallrave ndikon në masë të madhe nëqëndrueshmërinë tonë si shtet.

Sipas tij, veriu ka qenë gjithmonë problematik në kuptimin e trafikimeve jo vetëm të mallrave si produkte ushqimore ose mjekësore, por atje është bërë edhe trafikimi i armëve, drogat dhe trafikimi me qenie njerëzore.

“Në aspektin e sigurisë ndikon shumë. Kjo ka arritur përmasa të mëdha në pjesën veriore,ku shumë prej grupeve kriminale janë rritur dhe kanë marrë adresim në organizimin e formacioneve ushtarake dhe kanë sjellë shumëarmë këtu. Nëse nuk mbyllën rrugët alternative dhe sistemi i kontrollit në pikat kufitare nëformat që praktikon policia dhe dogana, atëherërreziku për siguri është edhe më i lartë”, ka thënë Ibishi.

Ndryshe sipas të dhënave të Policisë sëKosovës, në vitin 2022 ka pasur 128 raste të kontrabandës, ndërkaq vetëm në periudhën janar-maj të këtij viti, janë regjistruar 55 raste tëkontrabandimit nëpër kufij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme