Trajneri i Kosovës, Alain Giresse e ka paralajmëruar Rumaninë që nuk do ta ketë edhe lehtë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Giresse në një intervistë të dhënë për mediumin rumun “ProSport”, ka thënë se nuk jemi në nivelin e Kroacisë, Serbisë apo Malit të Zi, por siç tha ai, është duke përgatitur mjaft surpriza për Rumaninë.
Francezi nuk ka zbuluar më shumë detaje, teksa ka folur për Ermal Krasniqin, i cili aktualisht luan te Cluj në Rumani, për të cilin ka thënë se nuk do të na ndihmoj asgjë pasi lojtarët rumunë shumica luajnë jashtë.
“Kam parë ndeshjet e fundit të Rumanisë, kam mbledhur shumë detaje interesante për ekipin, e di se çfarë duhet të bëjmë, por a prisni vërtet të mësoni nga unë sekrete të dobishme për Monsieur Iordanescu?” , u shpreh Giresse.
Megjithatë Giresse potencoi se duhet të jenë të kujdesshëm për ndeshjen e së premtes, pasi nuk mund të bëjnë më gabime.
“Për ne është shumë mirë që mungon Razvan Marin, i cili ishte një lojtar i rëndësishëm në mekanizmin e ekipit. Gjithsesi, Rumania sot mbështetet më shumë te forca e grupit sesa te individët. Nuk ka më një Hagi apo një Dumitresku. Është një kombëtare në kërkim të viteve të arta, e cila e nisi shkëlqyeshëm sezonin aktual dhe kjo na detyron të jemi edhe më të kujdesshëm për ndeshjen e së premtes” , tregoi Giresse.
“Për fat të keq, nuk ka asnjë mundësi që ai të jetë një spiun i përsosur, sepse ka pak lojtarë nga kampionati vendas për të cilët ai mund të flasë me ne, t’i njohë mirë,” thekson Giresse.
“Krasniqin nuk e kemi thirrur më parë, sepse kemi shumë opsione në zonën sulmuese. Atëherë mendova se ishte më mirë që ai të qëndronte në klub, të përshtatej, të kishte kohë për t’u integruar, sepse ishte transferuar pak kohë më parë te Cluj. Tani ai mund të na ndihmojë më shumë”.
Giresse tregoi edhe vështirësitë që hasi në ndeshjen me Andorrën.
“Ishte një lloj loje ku kundërshtari mbyllet me të gjitha linjat, bllokon korsitë me përpjekje të jashtëzakonshme, bllokon çdo top. Thjesht nuk gjetëm zgjidhjet e duhura, humbëm edhe rastin, kështu që rezultoi ai barazim i pakëndshëm. Ishte një rezultat fatkeq, i cili tani na detyron të mos bëjmë më hapa të gabuar në shtëpi, përfshirë edhe ndaj Rumanisë”, shton Giresse.
“Nuk jemi në nivelin e Kroacisë, Serbisë apo Malit të Zi, por jemi duke përgatitur mjaft surpriza për Rumaninë. Ne do të kemi disa avantazhe për të përfituar, por ju lutem mos më pyesni se çfarë po mendoj, sepse kjo do të nënkuptonte zbulimin e gjërave të rëndësishme në dhomat e zhveshjes “.
Giresse theksoi se pret atmosferë të jashtëzakonshme nga tifozët.
“Sigurisht që do të tregojmë agresivitet në ndeshjen ndaj Rumanisë, por asgjë në kuptimin negativ të fjalës. Agresiviteti dhe vendosmëria janë disa nga cilësitë e rëndësishme të kësaj kombëtareje, e cila, kujtoj, ka një histori shumë të shkurtër për momentin. Por me vete do të kemi edhe një publik fantastik, gjithmonë pas ekipit. Do të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme”.
Kosova me Rumaninë përballet të premten në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...