Mbappe – nuk do ta aktivizojë opsionin e vazhdimit të kontratës me PSG-në

23:36 | 12 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Paris Saint-Germaini është duke planifikuar ta shesë Kylian Mbappen këtë verë, pasi anësori i ka dërguar letër klubit duke e njoftuar se nuk do ta aktivizojë opsionin e vazhdimit të kontratës deri në vitin 2025.

Francezi mund të bëhet lojtar i lirë pas një viti, një rezultat që kampioni i Ligue 1 dëshiron ta shmangë me çdo kusht.

Vendimi i 23-vjeçarit që e detyron klubin të mendojë për shitjen e tij e përfshin menjëherë Real Madridin, ndërkohë L’Equipe qartëson se PSG nuk dëshiron ta lejojë të largohet me parametrat zero në verën e vitit 2024, prandaj mund ta shesë këtë verë.

Mbappe ka kontratë deri në qershor 2024, në të cilën e ka të përfshirë opsionin e vazhdimit për një vit tjetër, gjegjësisht përgjatë vitit 2025, por nuk planifikon ta aktivizojë këtë opsion.

Lajmi është shumë i rëndësishëm për Realin që tash e një kohë planifikon t’i sigurojë shërbimet e anësorit francez. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme