Lionel Messi është ndaluar nga kontrolli kufitar kinez gjatë fundjavës, pasi kishte udhëtuar me pasaportën e gabuar.
Superylli i futbollit kishte udhëtuar drejt Pekinit me truprojën dhe një numër miqsh, përfshirë bashkëlojtarin Angel Di Maria, përpara miqësores së Argjentinës me Australinë që zhvillohet të enjten.
Megjithatë, teksa mbërriti në kryeqytetin e Kinës, ai u përball me zyrtarët kufitarë të cilët nuk ishin të kënaqur me pasaportën që ai përdorte.
Sipas mediave kineze, incidenti ndodhi për shkak se Messi kishte udhëtuar me pasaportën e tij spanjolle në vend të asaj argjentinase.
35-vjeçari besohet të ketë përdorur pasaportën spanjolle për shkak se mendonte që Tajvani ishte pjesë e Kinës dhe raportohet të jetë dëgjuar duke i pyetur zyrtarët e kufirit: “Tajvani a nuk është Kina?”.
Pasi i informoi zyrtarët kufitarë se nuk e kishte pasaportën argjentinase, iu deshën dy orë që shtatë herë fituesit të Topit të Artë t’i jepej viza, në mënyrë që të zgjidhte çështjen dhe të largohej nga aeroporti.
Sprova e fundjavës nuk mbaroi me kaq, pasi – sipas mediave shtetërore kineze – më pas Messi u ‘bllokua’ përkohësisht në hotelin ku qëndronte në Pekin së bashku me lojtarët e Argjentinës, meqë një numër i madh tifozësh u mblodhën jashtë për ta takuar atë.
Qindra tifozë u përpoqën të hynin përmes hyrjes kryesore të hotelit, ndërsa një tifoz i madh i kampionit të botës shpenzoi mbi 10.000 juanë (1.300 euro) në dhoma, me qëllimin për ta parë idhullin e tij.
Grumbullimi i tifozëve bëri që seanca stërvitore e Argjentinës të dielën të vonohej për arsye sigurie, pasi ishte e pamundur që lojtarët të largoheshin nga hoteli, sidoqoftë ata ia dolën të stërviteshin më vonë gjatë ditës. /Telegrafi/
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...