Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë lamtumirën Silvio Berlusconit duke thënë se ai ishte një “mik i dashur” dhe një “politikan i shkëlqyer”.
“Për mua, Silvio ishte një person i dashur, një mik i vërtetë. Gjithmonë e kam admiruar mençurinë e tij, aftësinë e tij për të marrë vendime të balancuara dhe të thella edhe në situatat më të vështira”, tha Putin në mesazhin e tij të ngushëllimit.
Berluskoni do të mbahet mend në Rusi si një “mbështetës i qëndrueshëm dhe parimor i forcimit të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona”, tha ai.
Ashtu si ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder, Berlusconi kultivoi marrëdhënie të ngushta me Moskën gjatë viteve të para të Putinit në Kremlin./abcnews
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...