Kjo është gruaja nga Kosova që vdiq në Shëngjin, motra e regjisores së ndjerë

14:45 | 12 Qershor 2023
L G

Sot u raportua për vdekjen e një turiste kosovare në Shëngjin, Shqipëri.

46-vjeçarja ka vdekur derisa po transportohej në spital.

Viktima është Trëndëlina Berisha, motra e regjisores së ndjerë, Burbuqe Berisha. Këtë e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerës.

“Të dashur miq dhe familjarë, Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, papritmas, na la më e dashura, motra jonë Lina! Ceremonia e varrimit do të jetë nesër. Për detajet, do t’ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar në “Facebook”, vëllai i të ndjerës, Dardan Berisha.

Po ashtu edhe miq të saj, janë shprehur të shokuar nga ky lajm i dhimbshëm./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme