Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në raportin për pasqyrat financiare të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës për vitin 2022, ka gjetur disa shkelje nga ky institucion.
ZKA ka gjetur se në tetë raste, Zyra e Presidentit të Kosovës i ka tejkaluar afatet e parapara ligjore me zëvendësues të detyrës.
Sipas raportit thuhet se Ligji nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik, neni 32 paragrafi 4 parasheh: Përjashtimisht, një pozitë e rregullt pune në Shërbimin Civil mund të plotësohet në rast të nevojës rë zëvendësimit apo mungesës së përkohshme të një nënpunësi civil varësisht nga rasti, për një periudhë jo më të gjatë se 12 muaj.
“Në tetë raste kemi vërejtur se pozitat e rregullta të punës ishin zëvendësuar përmes vendimeve si zëvendësues, detyre në pozita të ndryshme e që ushtronin këto detyra për më gjatë se 12 muaj”, thuhet në raportin e ZKA-së.
Zyra Kombëtare e Auditimit më tej në raport ka theksuar se mbajtja e pozitave si zëvendësues me gjatë se afati i paraparë me ligj, janë bërë si rezultat i mos kujdesit të duhur nga menaxhmenti i ZPRK-së.
“Mbajtja e pozitave e zëvendësues për një kohë më të gjatë, përveç se nuk është në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, rrezikon që pozitat e ndryshme të mbahen nga persona që nuk i përmbushin kriteret e kërkuara/përcaktuara për pozitat adekuate”, thuhet në raport.
Më tej ZKA ka dalë edhe më një rekomandim për Zyrën e Presidentit.
“Skeretari i Përgjithshëm të sigurojë që të ndërmerren veprime të nevojshme për plotësimin e pozitave (zëvendësimeve) me pozita të rregullta të punës”, thuhet tutje në raport.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...