Google ADS

Hoti: Njohja nga Izraeli historike, ndodhi nga Shtëpia e Bardhë

22:17 | 11 Qershor 2023
E.H

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se ka udhëtuar për në Izrael për një vizitë zyrtare me Grupit të Miqësisë të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka bërë të ditur se në dy ditët në vijim do të takoj Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Grupin homolog të Miqësisë si dhe do të vizitojnë disa qendra për hulumtime strategjike dhe të sigurisë në Jerusalem, njofton Arbresh.info.

Tutje, ai ka shtuar se njohja e Kosovës nga Izraeli ishte historike dhe se një gjë e tillë erdhi nga Shtëpia e Bardhë.

“Në këtë vizitë historike në Izrael na bashkohen edhe një grup i bizneseve të Kosovës, të cilat do të vizitojnë odat ekonomike në Izrael dhe do të zhvillojnë takime individuale me biznese për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Delegacioni i bizneseve është nën organizimin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, që operon tash e një vit në Prishtinë”, ka shkruar Hoti.

“Jam shumë i kënaqur që kjo vizitë po bëhet realitet. Njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike edhe për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë. Tani na duhet të punojmë shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundme”, ka shtuar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme