Fundjava ka sjellë dyndje turistësh në plazhet e Adriatikut, ku hotelet dhe resortet po punojnë thuajse me kapacitet të plotë.
Turistë të ardhur kryesisht nga Europa, thonë se e kanë zgjedhur Shqipërinë për shkak të natyrës së bukur, por edhe çmimeve mjaft të favorshme.
“Shqipëria po behet gjithnjë e më shumë atraktive për turistët deti këtu është shumë i bukur, infrastruktura po ashtu. Në Poloni kemi disa agjenci që të tregojnë për Shqipërinë dhe turret në Shqipëri.”
Pushuesit besnikë, ata nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, edhe këtë vit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet e arsyeshme në plazhet e Adriatikut.
Turoperatorët tursitikë thonë se në kulmin e sezonit turistik, Korrik-Gusht, nisur edhe nga prenotimet, Durrësi do të shënojë një rekord të ri për numrin e turistëve./tvklan.al/
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari