Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në fshatin Strazhë të Kaçanikut.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, në drejtim të fshatit Strazhë kanë ndaluar një xhip Opel Frontera me targa vendore, ku në të ishin katër persona.
Gjatë kontrollit, tek dy persona janë gjetur tri armë zjarri, dy pistoleta dhe një pushkë gjuetie dhe sasi e municionit.
“Dy të dyshuarit V.K dhe B.T meshkuj, kosovarë, të moshës 37, janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik për intervistim, me dyshimin se kanë përdorur armë të zjarrit, ndërsa janë konfiskuar edhe armët”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Përdorim i armës” .
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I