Google ADS

Kosova nesër feston Ditën e Çlirimit, kjo është agjenda e presidentes Osmani

20:19 | 11 Qershor 2023
E.H

Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me krerë të institucioneve tjera do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

Në orën 08:30, Osmani do të bëj homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në Velani të Prishtinës.

Siç njofton Presidenca përmes një komunikate për media, në orën 08:40, Osmani bën homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi në Velani, Prishtinë.

Aktivitetin e vizitave Osmani e vazhdon në Prekaz ku do të bëjë homazhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Ndërsa, në orën 11:00, Presidentja Osmani do të bëj nderim tek Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s në Prishtinë.

Aktivitetin, e para e shtetit e përmbyll në Hotelin “Emerald” ku do të marrë pjesë në Pritjen e Përbashkët Shtetërore për nder të Ditës së Çlirimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme