Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas kontrolleve të shtuara që po bën Kosova ndaj produkteve bujqësore shqiptare.
Nga një serrë, Braçe shprehet se domatja shqiptare është me zero mbetje, ndërsa i thotë kryeministri të Kosovës Albin Kurti se ky prodhim shitet në çdo supermarket të Europës.
“Pas verifikimit të rreptë të domates sonë, miku im Albin, ky është prodhim zero mbetje. Mbrojtja biologjike e bën këtë! Patjetër që do t’i vijë koha të bëhet, të vijë edhe në Kosovë… Por deri atëherë është mirë të kuptohet që ky prodhim shkon në çdo supermarket të Europës”.
Reagimi i socialistit vjen disa ditë pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike për domatet e eksportuara nga Shqipëria.
“Si AUV kemi marrë masa shtesë të kontrollit, me theks të veçantë kontrollin e domateve me origjinë nga Shqipëria. Përveç kontrollit të rregullt dhe analiza rutinore, në këtë rast janë marrë mostra /kampione përfaqësuese të regjioneve të caktuara prodhuese prej nga importohen këto produkte, të njëjtat janë dërguar në laboratorë jashtë vendit me qellim testimi në kontaminues kimik/mbetje të pesticideve (Përcaktimi i nivelit maksimal të mbetjeve-MRL në produkt). AUV është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave zyrtare të dërguara. Pas pranimit të rezultateve të testeve analitike, varësisht nga gjetjet do të merren veprime/masa zyrtare”, ka thënë Braçe./tch
Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë – Jashari...
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...